Aksident në kryqëzimin e Shëngjinit, dëmtohet 70-vjeçarja! Paraqitet në spital
24/08/2022 12:15
Një e moshuar rreth 70-vjeç është paraqitur e dëmtuar mesditën e sotme në spitalin e Lezhës.
Ajo dyshohet se është përplasur nga një automjet në autostradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull-Shëngjinit.
Gruaja rreth 70-vjeçe po merr mjekim në spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për identifikimin e makinës që mund të ketë përplasur të moshuarën.
Top Channel