Vendimi/ Doli pozitive në doping, kampionia e Europës Evangjeli pezullohet nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare

23/08/2022 15:00

Çështja e dopingut të Evangjeli Velit po merr përmasa të tjera.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes në mbledhjen e bordit të saj ekzekutiv ditën e martë ka vendosur masa të ashpra ndëshkuese të përkohshme ndaj sportistes Veli dhe përfundimtare ndaj trajnerit të saj Andon Firuni.

 

Elez Gjoza, president i Federatës Shqiptare të Peshngritjes: Kemi marrë masa pezullimit të përkohshëm për Evangjeli Velin deri  në mbërritjen e përgjigjes së analizës B dhe më pas nëse vërtetohet pozitiviteti i saj do të kemi një përjashtim përgjithmonë nga sporti të kësaj sportisteje, ndërkohë që për trajnerin e saj kemi marrë një vendim drastik për përjashtimin e saj përgjithmonë nga palestrat e peshëngritjes europinane dhe botërore.

Por sipas Gjozës ky rast pozitiviteti ka të bëjë me një ndërhyrje të vëllait të Pirro Dhimës, i cili sipas burimeve të tij i ka ofruar doping sportistëve tanë.

“Sipas burimeve të mija ai ka qenë thuajse çdo ditë tek ekipi ynë edhe pse në një hotel tjetër nga hoteli ku qëndronin skuadrat e tjera europiane dhe i ka ofruar disa ampula sportistëve duke i siguruar që do të pastroheshin brenda ditës. Më vjen keq që Odise Dhima është edhe vëllai i Pirro Dhimës, por unë do të njoftoj për këtë gjë edhe federatën europioane atë botërore dhe do t’i çojë gjithashtu një notë proteste federatës greke të peshëngritjes.”

Më tej presidenti i peshëngritjes shqiptare deklaron zyrtarisht shkëputjen përfundimtare nga Greqia, në lidhje me sportin e peshëngritjes

“Asnjë sportist më nuk do të ketë mundësinë të stërvitet në Greqi as me kërkesën e tij kjo është taksative, federata shqiptare e peshëngritjes do të shkëputë përfundimisht çdo marrëdhënie me federatën greke.”

Ndërkohë që çështje ditësh do të vijë edhe përgjigjja e e testit B të Evangjeli velit që do të vendosë përfundimisht fatin e kësaj sportisteje, në lidhje me medaljet e fundit por edhe me karrierën e saj.

Top Channel