Chelsea has në rezistencë, “Bluve të Londrës” i refuzohet oferta e radhës

23/08/2022 21:10

Pas Kalidou Koulibaly, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel kërkon të transferojë me çdo kusht edhe një tjetër mbrojtës.

Mosha e Thiago Silvës, por edhe largimi i Andreas Christenssen drejt Barcelonës ka lënë hapësira në radhët e Bluve të Londrës, të cilët prej fillimit të merkatos janë vënë pas mbrojtësit të Leicester, Ëesley Fofana.

Mirëpo, “Dhelprat” deri më tani kanë rezistuar dhe së fundmi kanë refuzuar ofertën e radhës nga londinezët. Plot 70 milionë paund ofroi Chelsea, mirëpo Leicester sërish ka bërë rezistencë e bindur për xhevahirin që ka në organikë teksa pretendon të përfitojë edhe më shumë nga shitja e 21-vjeçarit.

Ndërkohë, nisur edhe nga një start me “frena dore” i Chelseat në këtë fillim sezoni me një fitore, një barazim dhe një humbje në Premier League, pritet që në ditët e ardhshme të ketë një përmirësim të ofertës për të tentuar firmën me mbrojtësin francez në ekstremet e merkatos.

Top Channel