Arrihet marrëveshja me Chelsea-n, Palmieri drejt West Ham

23/08/2022 17:44

E ardhmja e Emerson Palmierit do të jetë në Angli. West Ham ka arritur marrëveshje me Chelsea-n për transferimin e italo-brazilianit.

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të bëhet pas ekzaminimeve mjekësore të futbollistit, me mbrojtësin që shumë shpejt do të jetë në dispozicion të skuadrës së David Moyes.

Nga transferimi i mbrojtësit, Chelsea do të përfitojë 13 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë nga bonuset.

Palmieri është ndjekur prej kohësh me vëmendje nga disa skuadra italiane, veçanërisht Lazio dhe Juventus, por në fund vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Angli.

Pas eksperiencave me fanellat e Palermos dhe Romës para se të kalonte në Premier League në janar 2018, duket se për mbrojtësin nuk do të ketë një rikthim në Seria A.

Top Channel