Kristian  Fusha, 27 vjeç, u arrestua nga nga policia pasi akuzohet se bashkë me një 23-vjeçar kanë grabitur dy kasaforta në Tiranë.

Në kërkim u shpall bashkëpunëtori M. N., 23 vjeç. Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14 korrik të këtij viti, ata kanë vjedhur në një banesë në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi.

Po ashtu, rezulton se ata janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel