Rachael Hilyard u dënua me burgim të përjetshëm në 2020 për vrasjen makabre të nënës së të dashurit të saj, të cilës si preu kokën para nipit nëntë-vjeçar.
Vrasësja Rachael Hilyard, nga Kansas, SHBA, humbi sot apelin për dënimin, për ngjarjen e prillit 2017, kur viktima Micki Davis kishte ardhur për të marrë plaçkat e të birit, pas ndarjes së çiftit.
Sipas raportimeve dyshja kishin nisur të konfliktoheshin për një pikturë çka bëri që Hilyard të kapte hanxharin në kuzhinë dhe të godiste viktimën në qafë.
“Më kapi paniku, ne po përlesheshim në garazh dhe duhet të mbroja veten,” dëshmonte vrasësja në gjykatë në 2020.
Viktima Micki Davis kishte marrë me vete dhe nipin e saj 9-veçar i cili ishte dëshmitar i tmerrit.
Hilyard pretendonte se kishte dëgjuar zëra në kokë që e kishin motivuar të kryente krimin: “Ata më thanë se nuk kisha shumë kohë dhe se duhet t’i prisja kokën në mënyrë që shpirti i saj të çlirohej nga trupi dhe të shkonte në parajsë”.
Gjatë vrasjes makabre nipi i Davis ishte fshehur dhe kishte thirrur policinë.
“Ai ishte në fakt dëshmitari kryesor i çështjes,” thotë xhaxhai i djalit dhe biri i viktimës, Jeremy Rush.
“Ai e dinte çfarë ndodhi, është një djalë i zgjuar dhe i guximshëm.”
Policia e Kansas erdhi pak pas telefonatës.
“Kur hymë në garazh gjetëm trupin me kokë të prerë të viktimës”, tha lejtnant Lieutenant Todd Ojile.
Hilyard, tashmë 40 vjeçe, u gjet e fshehur në shtëpi.
Fillimisht Hilyard u mendua e paaftë për të dalë në gjyq por në shkurt 2020 u shpall fajtore nga gjykata e Sedgwick dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Apeli i saj kërkonte një tjetër ekzaminim mjekësor për të përcaktuar nëse mund të paraqitej para gjyqit, por kjo u refuzua nga gjykata e lartë e Kansas.
Top Channel