Zaha shkruan historinë në Premier League, parakalon legjendën e Man.UTD dhe jo vetëm

21/08/2022 14:29

Crystal Palace triumfoi falë një përmbysje (3-1) kundër Aston Villa në javën e tretë në Premier League.

Protagonisti kryesor i “Shqiponjave” ishte përsëri sulmuesi Wilfried Zaha, i cili shënoi dy gola personal.

Me dy finalizimet ndaj Aston Villa-s, Zaha ka parakaluar në listën e golashënuesve të Premier League emra si David Beckham, Yaya Toure dhe Robert Pires.

Wilfried ka prekur koutën e 63 golave në Premier League duke lënë pas legjendën angleze të Manchester United, Devid Beckham, ish-mesfushorin e Manchester City, Toure dhe francezin e Arsenal, Pires, të tre me 62 gola.

Top Channel