Top Channel mëson detaje të reja për treshen e personave dy me pasaporta ruse dhe një ukrainase të arrestuar nën dyshim se ndodheshin në Shqipëri me mision spiunazhi sponsorizuar nga shërbimi sekret ushtarak rus GRU.

Banorëve të fshatit Cekin në Gramsh ku ndodhet fabrika ushtarake i ka rënë në sy një makinë ngjyrë portokalli e cila lëvizte në rrugët e fshatit.

Madje ata kanë bërë edhe video duke menduar se kjo makinë e shtrenjtë i përkiste ndonjë emigranti ardhur për pushimet e verës.

Këto janë fotot ekskluzive që sjell Top Channel të marra nga një video e filmuar nga banorët e zonës,  të cilët pohojnë se kjo makinë gjatë tre ditëve ka lëvizur në fshatin Cekin.

Pjesë e hetimit të nisur është edhe zbulimi vend qëndrimit të tyre gjatë këtyre tre ditëve se në cilin hotel kanë qëndruar.

Sugjerohet se treshja e ardhur me mision në Shqipëri ka hyrë në portin e Durrësit pa patur nevojë për vizë.

Gjatë sezonit të verës qeveria shqiptare për të disatin vit radhazi ka hequr vizat për shtetasit Rus që duan të vizitojnë Shqipërinë për turizëm.

Kamuflimi si gazetarë, sportistë apo arkeologë të personave të ndryshëm është një metodë e vjetër e përdorur nga KBG ruse e trashëguar nga GRU në forma moderne.

Tashmë GRU ruse, duket se nën petkun e blogerëve kamuflon oficerët e vet për qëllime spiunazhi.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel