Berenguer nderon Bilbao-n, Gattuso pëson humbjen e parë në La Liga

21/08/2022 19:35

Athletic Bilbao ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të La Liga, ndërsa fitoi minimalisht 1-0 ndaj Valencias në “Estadio San Mames”.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për djemtë e Valverde, që ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 43’ me Berenguer që shënoi pas një asisti nga Vesga.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte edhe më intensive, por përtej këtij fakti asnjëra prej dy skuadrave nuk mundi të shënonte në këto minuta.

Kështu pas raundit të dytë të La Liga, Bilbao merr fitoren e parë dhe shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e shtatë të renditjes, teksa Valencia njeh sot humbjen e parë në edicionin 2022-2023 të elitës së futbollist spanjoll, duke qëndruar në vend të nëntë me tre pikë.

Top Channel