Vizitë surprizë tek Juventus, një ish-interist takon Allegrin dhe argjentinasit e skuadrës

20/08/2022 20:35

Juventus vijon përgatitjet në kuadër të javës së dytë të Serie A, teksa bardhezinjtë luajnë në transfertë ndaj Sampdorias.

SuperSport shkruan se ka qenë Walter Samuel që i është bashkuar bardhezinjve me një mision special teksa ish-mbrojtësi ka marrë përsipër rolin e asistentit teknik të trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni dhe në këtë formë ka takuar lojtarët argjentinas që gjenden në organikën e “Zonjës së Vjetër”.

Di Maria si dhe talenti Matias Soule kanë marrë udhëzime nga Samuel, me këtë të fundit që gjithashtu ka pasur edhe një takim kokë më kokë me teknikun Massimiliano Allegri për të mësuar më shumë rreth situatës së Soule në ekipin e parë teksa pritshmëritë e argjentinasve për talentin janë të larta dhe nëse ka në këmbë minutazhin e duhur, mund edhe të grumbullohet për në Botërorin e Katarit.

Top Channel