Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Lezhë, për pasojë janë lënduar pasagjerët e njërës prej makinave.

Shtetasit M.V. dhe G.M., duke drejtuar automjetet e tyre janë përfshirë në një aksident automobilistik ku janë përplasur dy mjetet me njëra tjetrën, në Fushë Milot.

Të lënduar kanë mbetur shtetasja A.V. me dy fëmijë të mitur, e cila ndodhej në mjetin që drejtohej nga shtetasi M.V.

Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Në Fushë Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrugës Kombit”, shtetasit M.V. dhe G.M., duke drejtuar automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident automobilistik ku janë përplasur dy mjetet me njëra tjetrën.

Për pasojë, janë lënduar pasagjerët e mjetit të drejtuar nga M.V., shtetasja A.V. me dy fëmijë të mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel