Ish-futbollisti i Arsenal sulmon Sanchon: Jam 54-vjeç, por në fushë nuk kam diferencë nga anësori i United

20/08/2022 19:00

Manchester United i ka bërë një start për t’u harruar kampionatit në Premier League me Djajtë e Kuq që kanë koleksionuar dy disfata në dy ndeshjet e para të sezonit.

Një formë e tillë ka bërë që mbi të besuarit e trajnerit Erik ten Hag të vërshëojnë kritikat ndërsa së fundmi nën shënjestrën e sulmeve ka rënë Jadon Sancho.

SuperSport shkruan se ish-futbollisti i Arsenal, Paul Merson ka theksuar se pavarësisht moshës 54-vjeçare, po të kishte mundësinë të zbriste në fushë nuk do të kishte diferencë nga anësori i kombëtares së Anglisë.

“Te United flasin për Antony të Ajax por nuk më duket se ai mund të bëjë diferencën dhe të luajë më mirë se Martial apo Sancho, edhe pse ky i fundit në fakt nuk ka bërë asgjë prej momentit kur ka firmosur me United. Nuk është zgjidhje të transferosh dikë që në kampionatin aktual luan me lojtarë të nivelit mesatar.

Atë që bën Sancho në fushë për United mund ta bëjë edhe unë, edhe pse jam në moshën 54-vjeçare. Më kujtoni pak kur ka qenë hera e fundit që Sancho ka dribluar një kundërshtar? Ai luan shumë pak me topin në zonën e kundërshtarëve dhe zakonisht kthehet pas dhe këta lojtarë paguhen shumë mirë sepse konsiderohen të elitës”, u shpreh Merson.

Top Channel