Asllani: Me Brozon do të rritem shumë, ja lojtarët që kam admiruar

20/08/2022 17:45

Interi do të luajë ndaj Spezias mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë sezonale në shtëpi, ndërsa mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani është përzgjedhur të flasë përpara sfidës.

“Në rritjen time kanë ndihmuar shumë persona, duke nisur nga familja ime dhe të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar, Romagnoli ka qenë një pikë referimi për mua, ndërsa Samir Ujkani më ka ndihmuar shumë në gjithçka, ashtu si edhe trajneri Andreazzoli. Tani kam fatin të punoj në krah të një mesfushori si Brozovic, prej të cilit mund të mësoj shumë”, u shpreh Asllani, shkruan SuperSport.

Mesfushori shqiptar i zikaltërve ka zbuluar edhe futbollistët që ka admiruar në të shkuarën, teksa ka folur edhe për emocionet e golave të shënuar në karrierën e tij, duke zgjedhur dy më specialët.

“Nuk kam pasur ndonjë idhull, por kam admiruar lojtarë si Sneijder dhe Pirlo. Goli më i rëndësishëm dhe më emocionues ka qenë ai në “San Siro” kundër Interit, ndërsa në fund të sezonet vesha edhe vetë fanellën zikaltër. U emocionova jo pak edhe për golin e parë me Interin, që shënova ndaj Monacos”, tha Asllani.

Top Channel