U largua nga Sociedadi, lojtari me origjinë shqiptare gati t’i bashkohet Evertonit

19/08/2022 17:07

Evertoni e ka nisur sezonin e ri të Premier League-s në të njëjtën mënyrë që përfundoi sezonin e fundit: me dy humbje.

Anglezi është objektiv i Chelsea-t, me “Blutë” Londrës të gatshëm të shpenzojnë një shumë prej 50 milionë stërlina sulmuesin e ri anësor. Evertoni ka piketuar zëvendësuesin e 21-vjeçarit në rast se Gordon do të largohet. Bëhet fjalë për Adnan Januzajn. Belgu (me prindër shqiptarë) është aktualisht lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Sociedadin skadoi në fundin e sezonit.

Në rast se lojtari me origjinë shqiptare do të transferohet tek Evertoni, do të jetë eksperienca e tij e tretë në Angli, pasi më parë ka luajtur me Man. United dhe Sunderlandin.

Januzaj që prej vitit 2017 ishte pjesë e Real Sociedadit dhe në La Liga në total ka zhvilluar 132 ndeshje. Rrugën e rrjetës e ka gjetur shumë pak, pasi në total ka shënuar vetëm 14 gola për bardheblutë.

Top Channel