Krahas spektaklit në fushë, derbi i Londrës tërhoqi vëmendjen edhe për betejën në bankina mes Thomas Tuchel dhe Antonio Contes, të cilët pas shkëndijave gjatë ndeshjes, u konfrontuan edhe gjatë shtrëngimit të dorës aspak miqësor në fund të saj.
Videoja e përplasjes së të dyve bëri xhiron e botës, ndërsa Shoqata e Futbollit në Angli ka vendosur të marrë masa, duke pezulluar me një ndeshje dhe gjobitur me 35 mijë euro trajnerin gjerman te Chelseat.
Më lehtë ia ka hedhur italiani i Tottenhamit, Antonio Conte, i cili është ndëshkuar vetëm me 15 mijë euro gjobë për incidentin me Tuchel.
Ndërkohë vlen të theksohet se gjermani do të jetë rregullisht në pankinë në ndeshjen e të dielës ndaj Leeds United, pasi dënimi do të aktivizohet vetëm pasi të vijë relacioni me shkrim i komisionit të rregullores.
Top Channel