Milan, dëgjoje Capellon: Rreziku është në kokë, gara për titull, spektakël!

19/08/2022 17:45

Milani u shfaq në këtë fillim sezoni me stofin e kampionit në fuqi në Itali. Synimi i skuadrës kuqezi do të jetë pa dyshim rikonfirmimi dhe fitimi i titullit, do të thoshte “ylli” i dytë në gjoks.

“Përsëritja e suksesit është e mundur. Por fotografia ka ndryshuar. Milani po punon për të forcuar veten, por edhe të tjerët e kanë bërë këtë, do të jetë një luftë e hapur me Interin, Juventusin, Napolin dhe Romën. Pesë “motra” rivale për t’i shkuar objektivit deri në fund, me trajnerë fitues. Çfarë spektakli!”

SuperSport shkruan se Capello në analizën e tij, thotë se “Djalli”, gjithsesi ka një pengesë të madhe për të kapërcyer.

“Rreziku është në kokë, veçanërisht nëse stërvitni lojtarë që nuk janë mësuar të fitojnë vazhdimisht. Kur fiton, priresh të mendosh se ke bërë gjithçka, por, në një klub si Milani, të fitosh do të thotë të kesh kryer detyrën. Është e nevojshme të fshihen kujtimet e suksesit dhe të fillohet nga e para, me mendjen në të tashmen. Kujtimet do të të vijnë në ndihmë më vonë.

Goditja më rëndësishme e Milanit në merkato ishte, pa dyshim, De Ketelaere.

“Mendoj se Maldini dhe Massara kanë lëvizur me objektiva të mirëpërcaktuar dhe mbi të gjitha me prioritete. Morën Origin, më pas u fokusuan te mesfushori sulmues De Ketelaere. E donin me çdo kusht, sepse, me sa duket, e konsiderojnë të rëndësishëm për projektin. Ishte një negociatë e gjatë, rraskapitëse, por ata arritën në vijën e finishit pa qenë nevoja të aktivizonin planin B.”

Milani, pa dyshim që do të ketë synime edhe në Champions League.

“Milani është një ekip i strukturuar dhe i testuar. Është forcuar dhe është kampione në fuqi e Italisë. Me një grup më “human” se vitin e kaluar mendoj se mund të lërë përshtypje të mirë edhe në Champions. Janë pesë skuadra që duhen shmangur në short: City, Liverpool, Real, Psg dhe Bayern.

Top Channel