Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Elbasan, ku ka mbetur i vdekur një person.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit Elbasan Arena, një zonë shumë e populluar në këtë orë të mbrëmjes, ku ka mbetur pa jetë shtetasi Madrit Ulqinaku 25-vjeç.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Madrit Ulqinaku është qëlluar me armë zjarri nga 20-vjeçari me inicialet K.SH., sapo ka tentuar të hipte në makinën e tij.

Ai ka dalë nga lokali ku po konsumonte kafe, pranë stadiumit Elbasan Arena, ku është qëlluar dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

Top Channel