Ilir Meta qe prej 25 korrikut  ka marr flamurin e denoncimit të qeverisë Rama.

Por a mundet që dokumentet e prodhuara nga zyrat e partisë së Lirisë të ndryshojnë situatën dhe ta rrëzojnë ish aletin e tij politik nga pushteti.

“Ne do bëjmë çdo gjë dhe e qartë se çmimet do bien kur populli te ngrihet, dhe populli do te ngrihet”, tha Meta.

Betejën e ka bërë të qartë se e ka vetëm me Edi Ramën, të cilin kërkon ta largojë nga karrigia e kryeministrit me çdo mjet.

Sot Meta akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën për bashkëpunim me grupet kriminale.

“Objektivi numër një është Edi Rama, ai është kryeoligarku, kush shfokusohet nga objektivi kryesor i shërben vetëm Edi Ramës. Kjo që po bëjmë do njohë përmasat spektakolare javën që vjen dhe dhe aksioni opozitar do jete akoma më i madh. Madje ka dhe të dhëna, që në bashkëpunim me grupe kriminale, kur ka ngjarje ku është e fokusuar qeveria e këtij dhe korrupsion, nxisin grupet kriminale për të bërë akte që të dalë në plan të parë kronika e zezë për të shfokusuar vëmendjen, mos u habisni për këto gjëra”, tha Meta.

Krahas  betejës në rrugë, opozita parashikon që aksionin e saj të ndërthurë edhe me zgjedhje alternative.

Ilir Meta kërkoi sot shkrirjen e bordeve të transparencës dhe ndërhyrjen në taksën e qarkullimit të  karburanteve për uljen e çmimeve në këtë sektor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA