Ngarkesa më e madhe që nga fillimi i luftës, Ukraina do të ngarkojë e pesë anije me 70 mijë tonë grurë

17/08/2022 17:16

Pesë anije pritet të mbërrijnë ditën e nesërme në portin ukrainas Charnomorsk në Detin e Zi, nga ku di nisen me produkte bujqësore që do të shpërndahen më pas.

Anijetdo të ngarkohen me 70 mijë ton produkte bujqësore duke përfshirë gurin, misrin e vajin e lulediellit.

“Sot presim që pesë anije të hyjnë në portin e Chornomorsk, kjo është shifra më e madhe gjatë funksionimit të ‘korridorit të grurit’”, tha autoriteti ukrainas i porteve detare.

Autoritetet ukrainase konfirmuan gjithashtu se gjithsej janë larguar 24 anije që transportonin ushqime nga portet e Ukrainës që kur marrveshja hyri në fuqi.

Muajin e kaluar, Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje historike që lejon eksportet e grurit të rifillojnë nga portet e Detit të Zi pasi ato u bllokuan nga forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ukraina eksportonte nga pesë deri në gjashtë milionë ton produkte bujqësore çdo muaj nga deti.

Shumë njerëz në rajonet më të varfra të botës mbështeten dërgesat me ushqim nga Deti i Zi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA