Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e bëri të qartë përpara presidentit serb, Aleksandër Vucic se trupat e natos ne misionin KFOR është janw tw gatshëme të ndërhyjë nëse situata përshkallëzohet në veri të Kosovës
“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri, janë gati 4 mijë trupa, misioni ynë më i madh jashtë aleancës së NATO-s. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”- tha Stoltenberg
Vucic nga ana e tij pranoi rolin paqeruajtës të KFOR në veri. Sipas tij paqja dhe stabiliteti duhet të ruhen me ccdo kusht, por parashikoi një dialog të vështirë
“Kemi folur për atë që ka ndodhur në veri. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve’.
“Do të kemi diskutime të vështira nesër, ne nuk pajtohemi thuajse në asgjë. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n, dhe duam të evitojmë çfarëdo konflikti. Ne besojmë që nuk kemi bërë asnjë lloj provokimi”, tha ai.
Albin Kurti në konferencën me Stoltenberg shprehu qartazi dëshirën e Kosovës për të hryë në NATO
“Unë dhe qeveria ime, punojmë që politikat tona të jenë në një linjë me BE dhe NATO. Kontributi i NATO-s në sigurinë e Kosovës ka qenë shembull suksesi. Ne kemi një vizion të qartë, duam anëtarësim në NATO. Kosova e ka treguar përkushtimin e saj në rrugën e vlerave euroatlantike, si dhe për të kontribuar për paqen në rajon dhe jo vetëm, në një kohë që rreziku rus është më evident se kurrë.“- tha Kurti.
Stoltenberg bëri thirrje që palët të angazhohen në dialogun e nesërm në BE
“Nxis dialogun, të gjitha palët duhet të angazhohen në raundin e nesërm të bisedimeve të ndërmjetësuar nga BE. Është e rendësishme që ju t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me dialog.”- tha Stoltenberg
Të dy liderët do takohen me 18 gusht për të diskutuar me ndërmjetësimin e Joseph Borel, kryediplomati i BE. Kryeminsitri Kurti e bëri të qartë edhe në konferencën esotme se ai nuk do të tërhiqet nga reciprociteti i targave, pasi e konsideron të drejtë kushtetuese të Kosovës.
Top Channel