Kina gjen zgjidhjen e thatësirës/ Modifikon motin me anë të shufrave specifike, duke i hedhur tek retë

17/08/2022 17:51

Avionët kinezë të Hong Kongut po gjuajnë në qiell me shufra specifike, të cilat shërbejnë si programe për të modifikuar motin, për të sjellë më shumë reshje shiu në lumin që thahet në Yangtze.

I gjithë rajoni është përballur me valën e të nxehtit, ndërsa rajonet e Yangtze ka nisur programe të modifikimit të motit, por me mbulimin e reve shumë të holla.

Ministria e Burimeve Ujore tha në një njoftim të mërkurën se thatësira po ndikonte negativisht në sigurinë e ujit të pijshëm të njerëzve dhe bagëtive, si dhe në rritjen e të korrave.

Të mërkurën, provinca Hubei e Kinës qendrore njoftoi se do të krijonte re, duke përdorur shufra të jodur argjendi për të nxitur reshje.

Shufrat e jodurit të argjendit, të cilat zakonisht kanë madhësinë e cigareve, hidhen në retë ekzistuese për të ndihmuar në formimin e kristaleve të akullit.

Më pas, kristalet ndihmojnë renë të prodhojë më shumë shi, duke e bërë përmbajtjen e lagështisë më të rëndë dhe më shumë gjasa për t’u çliruar.

Krijimi i reve ka qenë në praktikë që nga vitet 1940 dhe Kina ka programin më të madh në botë.

Sipas CNN  kjo metodë u përdor përpara Lojërave Olimpike të Pekinit në 2008 për të siguruar mot të thatë për ngjarjen dhe teknika mund të përdoret gjithashtu për të nxitur reshjet e borës ose për të zbutur breshrin.

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave Provinciale të Hubeit deklaroi se të paktën 4.2 milionë njerëz në Hubei janë prekur nga një thatësirë ​​e rëndë që nga qershori.

Top Channel