Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter se ka diskutuar me presidentin francez Emmanuel Macron, në lidhje me “terrorizmin nuklear” të Rusisë.
Zelensky tha se falenderon Macron për ndihmën dhe përsëriti thirrjen për të gjithë vendet e tjera që të vendosin sanksione më të ashpra kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas po bën thirrje të njëpasnjëshme për ndihmë vendeve të tjera në mënyrë që të largojë forcat ruse nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia në mënyrë që lufta mos të agravojë në përmasa më të mëdha.
Continued dialogue with 🇫🇷 President @EmmanuelMacron. Informed about the situation at the front, Russia’s nuclear terrorism at the ZNPP. Thanked for 🇫🇷’s tangible defense aid. Discussed macro-financial aid to 🇺🇦 & food security challenges. We must increase sanctions on Russia.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 16, 2022
Top Channel