Me urdhër të gjykatës Qani Muça do të mbahet në paraburgim nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të inspektorit te IMT, bashkia Tirane Ilirjan Gavelli, plagosur nga i zoti i shtëpisë teksa ai po fotografonte objektin që u shemb te premten.
Operacioni qe po mbështetej nga policia bashkiake dhe forcat e rendit, u përgjak ne krye te dhjete orëve kur mjetet e IMT po shkatërronin shtëpinë pa dokumenta te te akuzuarit, i cili shtiu me një plumb drejt punonjësit që nga ana e tij thotë se hyri ne rrënoja për të faktuar shembjen e ndërtesës.
Mbasi Qani Muca shtiu mbi Gavellin, sipas prokurorisë që bazohet tek dëshmitarët te cilët e neutralizuan ai tha; Këta duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë”.
Prokuroria shtoi gjate seancës se në pistoletë gjendeshin pesë fishekë dhe se dy police të bashkisë panë se si punonjësi i IMT po përpiqej të mbrohej nga një person me armë në dorë.
Qani Muça tha se sa here fadroma godiste shtëpinë e tij ai ndjente ta godisnin ne koke dhe ne trup. Por ky përshkrim nuk e ndihmoi aspak te dyshuarin për shkak te veprës së rënde që i adresohet.
I pyetur ne spital punonjësi qe mori një plumb ne bark tregon se e kishte takuar vetëm një herë qytetarin përpara ndërhyrjes për shembjen e godinës dhe se nuk kishte pasur asnjëherë konflikt me të. Ditën e ngjarjes ai dukej që kishte pirë alkool shton me tej i plagosuri . Por Qani Muca nga ana e tij i akuzoi punonjësit se gjate shembjes se banesës i vodhën paratë.
Muca insiston se nuk kishte arme dhe se pistoletën ja rrëmbeu nga brezi punonjësit te IMT, megjithatë ky version kundërshtohet nga prokuroria dhe policia.
Top Channel