Disa orë pasi një 45 vjeçar u gjeti i plagosur me armë zjarri në rrugën 1 Maji në Kuçovë, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin 36-vjeçar.

45 vjeçari Admir Bejo është plagosur nga shoku i tij në banesën e këtij të fundit.

Policia mëson se mbrëmjen e së shtunës 45-vjeçari kishte shkuar në banesën e mikut të tij ku dyshohet se kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike më pas janë konfliktuar për përdorimin e fjalëve banale.

45 vjeçari është qëlluar me pistoletë brenda banesës së shokut dhe për ti shpëtuar plumbave ka dalë me vrap në rrugë. Pas rreth 200 metrash ka humbur ndjenjat dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit të cilët e dërguan në spital. Në vendin e ngjarjes polica ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën ku ndodhi ngjarja por nuk ka mundur dot të gjejë as autorin dhe as armën e krimt.

Top Channel