“Topi i Artë”, Ancelotti: Si ka mundësi që nuk është në listë? Zhvilloi super sezon

13/08/2022 15:28

Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City janë tri skuadrat me më shumë lojtarë në listën e 30 kandidatëve të “France Football” për fitimin e “Topit të Artë”, me nga gjashtë futbollistë.

Pas 17 vitesh mungon Lionel Messi në listë. Rekordmeni i këtij çmimi (shtatë herë fitues) tregoi fare pak nga kualiteti i tij në sezonin e parë me PSG-në, ndërkohë që Carlo Ancelottin e surprizon një tjetër fakt.

SuperSport shkruan se mes 30 më të mirëve mungon Toni Kroos, i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë me “Los Blancos”, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e Champions League, La Liga-s, Superkupës së Spanjës dhe Superkupës së Europës.

U befasova pak nga mungesa e Kroos, pasi ai ka zhvilluar një sezon fantastik. Por e kuptoj, do të ishte pak problem nëse do të ishin të gjithë lojtarët e Realit në listë…

Edhe Alaba, Militao e Valverde e meritonin, të gjithë lojtarët e mi e meritojnë të jenë, pasi kanë zhvilluar super sezon. Nuk po flas për fituesin, thjesht duhet të ishin në listë, sidomos Kroos”, theksoi trajneri italian.

Top Channel