FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Kampionët në fuqi të Premier League vijojnë të kenë ecuri pozitive, ndërsa edhe në javën e dytë kanë siguruar një fitore bindëse.
Ashtu si City edhe Arsenal ka regjistruar dy javë pozitive, teksa këtë të shtunë ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Leicester City, me protagonistë të padiskutuar Jesus dhe Xhakën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, me golin e parë që Jesus e realizoi në minutën e 23 pas një asisti nga Granit Xhaka, ndërsa në minutën e 35 ishte po Gabriel që do të shënonte. Teksa në fraksionin e dytë diferenca u ngushtua pas një autogoli të Saliba në minutën e 53’. 2 minuta më pas Xhaka do të bëhej sërish protagonist, ndërsa shënoi pasi u asistua nga Jesus. Maddison do të shënonte golin e dytë për Leicester në minutën e 74’. Në fund vulën e kësaj sfide e vendosi Martinelli në minutën e 76’, duke shënuar golin e katërt për Arsenal.
Southampton-Leeds u ndanë me barazimin 2-2, me golat që për miqtë i realizoi Rodrigo në minutën e 46’ dhe të 60’. Teksa për vendasit shënuan Aribo në minutën e 72’ dhe Walker-Peters në minutën e 81’.
Ndërsa ndeshjet Brighton-Newcastle dhe Wolves-Fulham janë ndarë me barazime pa gola në javën e dytë të Premier League./ Super Sport
Top Channel