Zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë tokë në fshatin Mali i Bardhe në Kurbin.

Izolimi i vatrës aktive vijon të mbetet i vështirë edhe për shkak të terrenit ndërsa prej ditësh banorë të zonës dhe forca të pushtetit vendor po përpiqen të mbajnë nën kontroll vatrën e zjarrit.

Temperaturat e larta dhe era e fortë ka riaktivizuar vatrën e zjarrit në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, ndërsa forcat zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë banorëve për izolimin e zjarrit.

Situata paraqitet nën kontroll në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, pasi intensiteti i flakëve ka rënë.

Në të shumtën e rasteve zjarrvëniet janë të qëllimshme ndaj autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve për vënien para përgjegjësisë së autoreve.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvnie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret”.

Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Në 24 orët e fundit emergjencat civile raportojnë se kanë vënë në kontroll 22 vatra zjarri.

Top Channel