Sulmuan efektivin e policisë teksa hynte në banesën e tij, procedohen në gjendje të lirë tre autorët

12/08/2022 11:05

Ditën e djeshme një efektiv policie me detyrë Specialist Zone u sulmua teksa hynte në portën e banesës së tij nga tre persona në Peshkopi.

Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre autorët me iniciale D. S. 52 vjeç,  A. Sh. 36 vjeç dhe M. A. 45 vjeç.

Efektivi i policisë me iniciale M. K. 64 vjeç pasi është sulmuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në kushtet  e vetëmbrojtjes.

Për veprën penale”Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, m aterialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit: D. S., 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç, banues në Peshkopi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin M. K., 64 vjeç ( punonjës policie), i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij. Shtetasi M. K., në kushtet e vetëmbrojtjes, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel