U godit nga dy persona në Dibër teksa shkonte në banesë, efektivi qëllon në ajër. Policia: Për vetëmbrojtje

11/08/2022 14:54

Një efektiv policie me detyrë Specialist Zone teksa po futej për në banesën e tij është goditur nga dy persona në Peshkopi dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të parandaluar konfliktin.

Shtetasit me iniciale D. S. dhe S. S. rreth orës 13:35 kanë goditur me sende të forta policin me iniciale M. K., i cili ka marrë dëmtime.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së  tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

Top Channel