Milan dhe misteri me Pulisic, futbollisti punon në grup që nga 21 gushti, por nuk ka luajtur ende asnjë minutë
Mauro Icardi do të largohet nga PSG, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Galtier. Argjentinasi po kërkon për ekip, teksa L’Equipe shkruan se Marcus Rashford cilësohet si pasardhësi i tij.
PSG po tenton sulmuesin e Manchester United, por Erik ten Hag shuan zërat e merkatos dhe bën thirrje për qëndrimin e sulmuesit anglez. “Ai është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm.
Jam shumë i kënaqur me të dhe nuk dua ta humbas. Ai është sigurisht pjesë e planeve të Manchester United”, deklaroi tekniku holandez, i cili është në kërkim të fitores së parë në kampionat.
“Djajtë e Kuq” e nisën sezonin 2022/2023 në Premier League me disfatën 1-2 përballë Brighton, ndërkohë që të shtunën (18:30) do të përballen me Brentfordin e Strakoshës në transfertë.
Top Channel