PSG i tregon derën/ Icardi pa alternativa, pas tij vetëm… një skuadër

12/08/2022 21:30

Mauro Icardi nuk bën më pjesë në planet e PSG-së. Trajneri Galtier foli hapur duke deklaruar se argjentinasi duhet të gjejë një skuadër të re, teksa L’Equipe shkruan se raporti i sulmuesit me kampionët e Francës ka marrë fund.

Icardi është lënë jashtë skuadrës edhe për sfidën e së shtunës ndaj Montpellier. 29-vjeçari përfiton rreth 10 milionë euro në sezon, ndërkohë që për momentin vetëm një skuadër: Monza.

Dyshja Berlusconi-Galliani po tentojnë të rikthejnë goleadorin argjentinas në Serie A. Edhe Juventusi mendoi afrimin e tij, por trajneri Max Allegri vuri veton kundër këtij përforcimi.

Top Channel