Kampionati Evropian i moshave/ Shqipëria përfaqësohet nga 14-vjeçarja Enkileda Carja

12/08/2022 20:28

Në Raszym Poloni po zhvillohet kampionati Evropiani i moshave.

Shqipëria sot u përfaqësua nga sportistja Enkileda Carja e Elbasanit me trainere Eglantina Çunin.

Vetëm 14 vjeçe, ajo arriti të ngre 79 kg në stilin e shkëputjes dhe 88 kg në stilin e shtytjes.

Në të dyja stilet por edhe në dygarësh ajo arriti të marrë medalje duke regjistruar 3 medalje bronzi për kategorinë 55 kg.

Ndërkohë peshngritja shqiptare ka pritshmëri të larta edhe për të riu  nga Shtërmeni Ertion Kofsha i cili merr pjesë në kategorinë e peshës deri në 89 kg.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel