Jo vetëm Valverde, Athletic Bilbao synon një tjetër rikthim të bujshëm

12/08/2022 21:20

Athletic Bilbao rikthey Ernesto Valverden në pankinë.

Trajneri 58-vjeçar ka nisur aventurën e tretë në stolin e skuadrës baske, ndërkohë që takimin e parë të sezonit të ri në kampionatin spanjoll e luan të hënën (15 gusht) në “San Mames” kundër Mallorcas së Muriqit.

Drejtuesit e klubit po tentojnë një tjetër rikthimin. Dëshira e madhe është firma me Ander Herrerën, mesfushorin e PSG-së. Mesfushori 32-vjeçar është një idhull i tifozëve baskë për shkak të tre sezoneve fantastike që kaloi te Bilbao (2011-2014).

Herrera nuk bën pjesë në planet e PSG-së dhe Bilbao po luan kartën Valverde për ta rikthyer në La Liga pas 8 vitesh. Vetë mesfushori ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar aventurën e dytë me Bilbaon sipas medieve spanjolle.

Tani duhet arritur marrëveshja financiare mes dy klubeve, teksa për momentin kartoni i Herrerës, i cili ka edhe dy vite kontratë me kampionët e Francës, kushton rreth 10 milionë euro./ Super Sport

Top Channel