E mbyll me Levanten, shqiptari zyrtarizohet te Trabzonspor

12/08/2022 10:36

Enis Bardhi është zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Turqisë, Trabzonspor.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka bërë kështu një hap përpara në karrierë duke mbyllur aventurën 5-vjeçare me Levanten në Spanjë.

Skuadra nuk mbijetoi në La Liga sezonin e kaluar (vendi i 19) dhe tashmë numri 10-të do të jetë pjesë e skuadrës turke që mban statusin e ekipit kampion dhe do të luajë në grupet e Champions League.

Mesfushori ka zbarkuar në Trabzon, me turqit që kanë derdhur në arkat e spanjollëve 8 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një nder i madh për mua të jem pjesë e Trabzonspor.  Championsi? Ishte diçka që e prisja prej kohësh dhe tani mund të luaj.

Jam shumë i lumtur.” – tha Bardhi për mediet turke sapo zbarkoi në aeroport.

27-vjeçari ka luajtur më parë në Hungari me Ujpest (2014-2017) dhe te Levante kaloi pesë sezone duke lënë një “pasuri” me 24 gola në 162 ndeshje. Me përfaqësuesen, mesfushori i lindur në Shkup numëron 48 ndeshje dhe 11 gola nga viti 2015.

Top Channel