Makina të zhytura në ujë dhe shkatërrime/ Çfarë lanë pas përmbytjet katastrofike në Suel (Foto)

09/08/2022 13:34

Të paktën tetë persona humbën jetën në Seul të hënën, pasi shirat rekord përmbytën shtëpitë, rrugët dhe stacionet e metrosë në kryeqytetin e Koresë së Jugut

Vetëm në pak minuta i gjithë qyteti u përball me ndërprerje energjie dhe qindra persona u detyruan të evakuohen.

Ministria e Brendshme dhe Siguria e Koresë së Jugut raportuan se tre nga viktimat ishin bllokuar në një gjysmëbodrum të përmbytur.
Autoritetet thanë nëntë të tjerë u plagosën dhe të paktën shtatë persona mbeten të zhdukur, në mes të ujit.

Makinat u zhytën në një rrugë në Seul, Koreja e Jugut, gjatë shirave të dendur dhe përmbytjeve më 8 gusht 2022.

Të gjitha makinat që ishin në rrugë u mbuluan nga uji, ndërsa disa të tjera përfunduan të shkatërruara.
Fotot nga i gjithë qyteti tregojnë përmbytje të rënda, me njerëz që kalojnë nëpër rrugë të mbuluar nga uji.

Një automjet është dëmtuar në trotuar pasi lundroi në reshje të dendura shiu në Seul, Koreja e Jugut më 9 gusht.

Megjithëse ujërat e përmbytjeve ishin ulur disi nga mëngjesi i kësaj të marte, makinat dhe autobusët mbetën të shpërndarë nëpër rrugë e trotuare..
Sipas CNN një numër stacionesh të metrosë u mbyllën për shkak të përmbytjeve, me linjat e pezulluara përkohësisht.
Disa rajone në jug të lumit Han u prekën më keq, duke përfshirë lagjen e pasur dhe moderne Gangnam, ku ndërtesat e dyqanet u përmbytën.
Përmbytje në Seul, Koreja e Jugut, mes shiut të dendur më 8 gusht 2022.
Ai vuri në dukje gjithashtu nevojën e rishikimit të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive në vend, pasi moti ekstrem pritet të bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të krizës klimatike.

Automjetet që ishin zhytur nga reshjet e dendura të shiut bllokojnë një rrugë në Seul, Koreja e Jugut më 9 gusht.

Top Channel