Një aksident me pasojë vdekje është shënuar sot në Korçë.

Ngjarja u shënua në fshatin Lumalas, ku një grua u aksidentua për vdekje nga një automjet.

Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë se shtetasi F. U, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në aksin Korcë – Pogradec ka përplasur 72 vjecaren Milkë Kroza, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia ka vënë sakaq në pranga drejtuesin e mjetit, I cili ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel