Punonjësja e ambasadës përdhunohet e vritet nga shoferi i taksisë që kërkon anullim të dënimit me vdekje në Beirut (fotot)

05/08/2022 15:29

Një punonjëse e ambasadës britanike është përdhunuar dhe më pas vrarë brutalisht nga një taksist që mori pasi kishte dalë me shoqet në kryeqytetin e Libanit, Beirut.

Rebecca Dykes u mbyt për vdekje nga shoferi i taksisë Tariq Houshieh i cili e sulmoi teksa ajo kërkonte të kthehej në shtëpi në dhjetor 2017.

Trupi i 30 vjeçares u gjet më vonë i hedhur anës rrugës teksa hetime zbulojnë se viktima ishte mbytur me lidhëset e kapuçit të bluzës së vrasësit.

Ai pritej të merrte dënimin me vdekje në 2019 për atë që gjykatësi përshkruante si akt “i qëllimshëm e i paramenduar”.

Tashmë hetimi për vdekjen e saj është rihapur në Londër kësaj jave teksa vrasësi kërkon anullimin e dënimit të tij.

Mjeku ligjor i Southwark, tha se zonjusha Dykes punonte për zyrën e zhvillimit ndërkombëtar në Liban dhe po ndihmonte me refugjatët që i largoheshin luftës në Siri.

Ajo u vra pasi kaloi një natë në bërin e zonës Gemmayzeh në Beirut dhe trupi i saj u gjet dy ditë më vonë në 16 dhjetor 2017.

Familja e britanikes thanë se nuk do ta marrin veten kurrë nga humbja e vullnetares që kishte punuar gjithashtu me bamirësi në Londër.

Vrasësi Houshieh, i gjurmuar prej kamerave të sigurisë, punonte si taksist megjithse kishte dënime të mëparshme për kërcënime e vjedhje, raporton Agence-France Presse (AFP).

Në hetime ishin përfshirë pyetsorë për procedurat e sigurisë për anëtarët e ambasadës britanike në Beirut, raporton My London.

Zyrtarët thanë se shumë njerëz që punojnë në ambasadë përdornin edhe kompani taksish të paparovuara ndërsa përdornin rrjetin Uber, siç ndodhi me viktimën, prej familjaritetit me emrin.

Ndërkohë vrasësi po lufton kundër dënimit me vdekje që i është dhënë, siç jepet zakonisht në Liban për vrasje të tilla të rënduara.

Libani nuk ka kryer ekzekutime prej vitit 2004, sipas të dhënave të Human Rights Watch.

FOTO GALERI
3/5
Ajo u vra pasi kaloi një natë në bërin e zonës Gemmayzeh në Beirut dhe trupi i saj u gjet dy ditë më vonë në 16 dhjetor 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA