Banka e Shqipërisë ka rritur për të tretën herë radhazi brenda vitit normën bazë të interesit me 0.5% duke e çuar atë në 1.75%, nga 1.25% që ishte.

Kjo ndërhyrje në politikën monetare nga banka qendrore synon të frenojë rritjen e çmimeve dhe mbajtjen nën kontroll të normës së inflacionit që aktualisht është 7.4%, më e larta në dy dekada.

Sipas Guvernatorit të bankës qendrore Gent Sejko,  inflacioni i lartë mbetet rreziku kryesor për rritjen afatgjatë të ekonomisë së vendit.

Ai shtoi çmimet do të vazhdojnë të qëndrojnë të larta dhe do të kulmojnë veçanërisht në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Në projeksionet e bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Top Channel