Në terminalin e autobusëve ndërqytetës sheh çdo ditë qytetarë me valixhe në duar, që zgjedhin këtë mënyrë transporti për të shkuar nga Tirana në qytete të tjera.

Me rritjen e çmimeve, lëvizja me autobusë ose furgon është me më shumë leverdi se sa të mbushësh makinën me karburant. Kështu për të shkuar deri në Vlorë u duhet të paguajnë një biletë që kushton 600 lekë.

 “Halli na detyron që po lëvizim, na është rritur nafta, më leverdis më mirë të paguaj biletën e autobusit. Po iki për në Vlorë.

Më mirë të lëvizësh në këmbë, as me autobus jo. Na bie halli që lëvizim se nuk është për të lëvizur, është edhe papunësi e madhe.

Nuk është e lirë as me autobus as me makinën tënde në Shqipëri, mendoj unë. Këtu janë super shtrenjtë, 6 mijë lek deri në Vlorë”.

Edhe vetë shoferët pohojnë se ka pasur rritje të udhëtarëve, por ata vet nuk e kanë pasur të lehtë.  Problem i vazhdueshëm për ta mbeten shoferët që punojnë në të zezë.

 “Normale që është më mirë me autobus, si gjithë bota, vetëm Shqipëria ka taxi, furgona. Ka pasur rritje të qytetarëve por duhet të na ndihmojë dhe shteti. Problematikë është transporti i paligjshëm, nuk ka ngel më pensionistë pa marr makinën dhe të dali taksi”.

Por në terminal nuk gjen vetëm shqiptar. Edhe turistë të huaj përdorin autobusët për shkuar pranë bregdetit për të pushuar disa ditë.

 “Po iki në Vlorë. Po ikim me autobus se na duket si mënyrë e lehtë për të lëvizur. Bileta kushton 6 mijë lek dhe çmimet janë të mira. Unë jam bashkë me bashkëshorten, asaj i pëlqen deti, edhe mua. Do ikim të notojmë pasi bën shumë vapë”, tha turisti.

Me rritjen e çmimeve, këtë sezon veror shumë familje e kanë pasur të vështirë të bëjnë pushime ndaj një pjesë ka zgjedhur mënyra ekonomike për të kaluar disa ditë pranë detit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA