FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Rreth 170 milionë euro të ardhura nga doganat për Korrikun, rekord historik i të ardhurave në një muaj
Doganat arkëtojnë rreth 22 milionë euro më shumë se korrik 2021, faktorë kryesorë rritja e konsumit të produkteve të akcizës
Kërkesa për mallrat kryesore të konsumit kanë sjellë rritjen e zhdoganimeve dhe të ardhurave nga doganat për buxhetin e shtetit.
Shifrat zyrtare tregojnë se Doganat kanë shënuar një rekord të të ardhurave të mbledhura në një muaj duke ju afruar shifrës 20 miliardë lekë, shuma absolute më e lartë e arritur në historinë e Administratës Doganore në një muaj.
Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në muajin Korrik 2022 të ardhurat u realizuan në masën 19 miliardë e 625 milionë lek. Krahasuar me planin e rishikuar(të rritur) janë realizuar rreth 775 milionë lekë më shumë ndërkohë që krahasuar me Korrik 2021 janë realizuar rreth 2,5 miliardë lek më shumë ose me rritje me rreth 14,4 %.
Ndër arsyet kryesore, vlerësohen rritja e performancës së administratës doganore në shërbim të biznesit dhe qytetarëve, digjitalizimi i shërbimeve dhe rritja e zhdoganimeve të mallrave të akcizës gjatë korrikut kryesisht nga sasia rekord e konsumit të cigareve prej 277 ton, kafesë rreth 600 ton, birrës rreth 12,250 mijë litra etj.
Si periudhë 7 mujore, doganat kanë realizuar 122,7 miliardë lek të ardhura ose rreth 5,5 miliardë lek më shumë se plani i rishikuar. Në krahasim me 7 mujorin 2021 janë realizuar rreth 20,8 miliardë lek më shumë ose rreth 20,4% më shumë.
Top Channel