Shifrat e të infektuarve me covid në vendin tonë mbeten të larta edhe pse vihet re një rënie e lehtë e numrit të të prekurve çdo 24 orë.
Por këtë javë janë shtuar humbjet e jetës, madje në mosha të reja. Tre persona humbën jetën një ditë më parë, dy prej të cilëve 60 dhe 70 vjeç.
Mjekët thonë se pacientët duhet të bëjnë kujdes për ta mbajtur në monitorim gjendjen e tyre shëndetësore dhe nuk duhet të neglizhojnë, edhe pse BA5 është më e lehtë.
Janë vënë re edhe raste kur temperatura e lartë është rikthyer pas disa ditësh.
Sëmundja e covid mund të kalojë më shpejt në këtë periudhë por duhet bërë kujdes pasi virusi i covid nuk është i njëjtë me atë të gripit. Virusi i covid agravon sëmundje të tjera.
Mjekët apelojnë për t’u vaksinuar, pasi situata mund të komplikohet më shumë në stinën e vjeshtës.
Top Channel