Një 35-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur në flagrancë nga policia duke ujitur bimët narkotike.
Në pranga ra 35-vjeçarit me iniciale. B., i cili u kap duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë.
Po ashtu, u arrestua edhe vëllai i tij, A. B., 38 vjeç, i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre, në Shëndëlli, Konispol, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.
Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Kultivimi
Top Channel