Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Në disa pamje të rënda të publikuara sot shihen momentet kur një protagoniste në rrjetin TikTok bie drejt vdekjes kur kabina e vinçit ku ajo punonte, përmbyset nga erërat e forta në Tyumen, në Rusinë jugore.
Vajza e njohur në rrjet për videot e saj gjatë operimit të vinçit, ishte duke ngarkuar blloqe betoni një vrull ere e fortë rrëzoi tragjikisht platformën.
Pamjet e publikuara nga rrjeti 72.ru tregojnë makinerinë gjigante që rrëzohet nga era, ndërsa Elvira qëndron e pashpresë brenda kabinës.
Ganxha ngritese e vinçit shihet që tundet jashtë kontrolli në ajër duke goditur gjithçka gjen përpara.
Brenda 40 secondash vinçi i saj tundet frikshëm mbi kantierin e ndërtimit para se të shembet me zhurmë përtokë.
Elvira, nënë e vetme e dy fëmijëve, kishte humbur jetën në vend pas përplasjes në tokë nga rreth 15 metra lartësi, sipas raportimeve.
Ajo ishte bërë e njohur me historitë e saj të jetës së përditshme si operatore vinçi.
Një rrjet donacionesh është ngritur për kostot e funeralit të Elvira dhe ndihma për dy fëmijët e saj, për të cilët po kujdeset nëna e të ndjerës.
Një hetim kriminal industrial është hapur për vdekjen e saj.
Aksidente me vinça kanë ndodhur disa herë kohët e fundit kryesisht të shkaktuar nga vrulle të papritura ere të shoqëruara me mungesë serioziteti në llogaritjet e sigurisë dhe peshave nga inxhinierët.
Top Channel