Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbizit shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje.

Përveç krahasimeve se kujt i shkon më shumë apo kush frymëzoi kë, ne na vijnë edhe pyetje të tjera në mendje. Rasti i fundit ka të bëjë me këngëtaren e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj dhe divën e muzikës botërore Jennifer Lopez.

Top Albania Radio shkruan se dy këngëtaret bukuroshe kanë veshur një body të ngjashëm vetëm se me ngjyra të ndryshme.

Kujt marke i përkasin?

Të dy body-t i përkasin markës së njohur të veshjeve “Mio” konkretisht koleksionit të ri “Snake Mesh Mio” që ka dalë në 28 Tetor të vitit 2021.

Sa kushtojnë?

Body-t e koleksionit “Snake Mesh Mio” fillojnë nga 140€ deri në 260€. Ato vijnë në ngjyra të ndryshme por Trixa ka zgjedhur atë ngjyrë gold me vlerë 152 € ndërsa J.Lo kishte veshur body-n e bardhë që kushton gati 160 €.

Kur e kanë veshur këngëtaret?

Trixa e ka veshur këtë body para 3 ditësh dhe këtë e bëri të ditur në postimin e saj në rrjetin social Instagram ku së fundmi është mjaft aktive dhe çdo ditë na tregon disa momente të bukura nga pushimet e saj.

Ndërkohë Jennifer Lopez me rastin e ditëlindjes së saj të 53-të para 5 ditësh prezantoi linjën e re të kremrave të fytyrës dhe të trupit “JLO BODY” dhe në prezantimin e kësaj linje ajo zgjodhi të vishte këtë body asimetrik në ngyrë të bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA