Torino shiti Bremer te Juventusi, ndërkohë që ka humbur me parametra zero edhe shërbimet e Andrea Belottit, i cili është afër transferimit në Premier League.
Për të rikthyer entuziazmin te tifozët, presidenti Cairo po tenton një goditje të madhe në ofensivë. Objektivi i klubit italian është Reinier, mesfushori ofensiv brazilian.
20-vjeçari mbylli huazimin 2-vjeçar te Borussia Dortmund, ndërkohë që ka edhe katër vite kontratë me “Los Blancos”. Qëndrimi në “Santiago Bernabeu” është i vështirë për shkak të konkurrencës.
Torino po tenton të përfitojë dhe ka nisur bisedimet me drejtuesit e Realit dhe agjentin e Reinier. Në Spanjë raportojnë se nuk ka akoma një ofertë zyrtare nga klubi italian, por ka optimizëm për gjetjen e një akordi.
Te Reali nuk kanë ndërmend ta shesin lojtarin e talentuar dhe pranojnë vetëm huazimin e tij. Për Reinier u interesua edhe Benfica disa ditë më parë, por nuk u gjet gjuha e përbashkët mes palëve.
Top Channel