E kallëzoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim 20/12 13:52
Pas ceremonisë në Kuvendin e Shqipërisë për betimin e presidentit Bajram Begaj, Presidenca është gati për të pritur kreun e ri të shtetit.
Begaj pritet t’i drejtohet Bulevardit Dëshmorët e Kombit, për të mbërritur në godinën e Presidencës, ku edhe do t’i dorëzohet zyrtarisht detyra nga Presidenti në detyrë Ilir Meta.
Ekzekutimi i himnit kombëtar do shoqërohet nga 21 të shtëna topi, e menjëherë më pas kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, do i dorëzojë Presidentit Begaj, Kushtetutën e vendit.
Kryetari i ri i shtetit pritet të mbajë fjalën e rastit, duke shënuar zyrtarisht largimin nga detyra të Ilir Metës.
Top Channel