BBC: Gjurmët e bardha prapa avionëve në qiell nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar (fotot)

23/07/2022 17:26

Rrjeti shtetëror britanik shkruante sot në një artikull se shtëllungat e bardha të tymit të avionëve që shihen në qiell, të njohura ndryshe si “chemtrail” (gjumë kimike) janë vetëm “avull” dhe jo kimikate helmuese siç pretendojnë disa “teori konspiracioni” të përhapura në internet.

Zhvillimi vjen pasi një numër në rritje njerëzish besojnë se gjurmët janë prova e diçkaje të mbrapshtë dhe se forca të liga po spërkasin popullatën me substanca të fshehta për qëllime të paqarta.

Një rritje e “mendimit të konspiracionit” qe prej pandemisë, kombinuar me udhëtimet dhe qiejt e hapur verorë, ka bërë që teori të tilla të promovohen nga influencues të shumtë në rrjet.

BBC thotë se fenomeni është “avuj uji që has ne pjesëza papastërtish nga karburanti i avionëve që mund të krijojnë kristale dhe më pas të shpërbëhen”.

Në kushte më të larta lagështire ato mbeten në ajër dhe krijojnë gjurmët e dukshme në zona të mëdha të qiellit.

Por ndryshimet e lagështirës nuk shpjegojnë faktin se përse disa avionë lëshojnë gjurmë të tilla, e disa të tjerë jo.

Një nga idetë kryesore të teorive është se gjurmët kimike nxisin formimin e reve gjatë ditës, por kjo mund të shpjegohet me “rezultatin e ngrohjes së tokës nga dielli dhe ngritjen e ajrit të ngrohtë për t’u kondersuar te retë më vonë gjatë ditës”,  sipas zyrës britanike të Meteorologjisë.

Ndërsa teoritë e konspiracionit thonë se prej viteve 1990-të forca të errëta spërkasin planetin me kimikate toksike e metale të rënda si barium, për të mbajtur “të qeta” popullatat ose për t’i reduktuar ato.

Më së fundmi teoritë janë zgjeruar duke pretenduar se gjurmët kimike ajrore po përdoren për të shpërndarë Covid-19, për të shpërndarë vaksina, për të “kontrolluar mendjet e njerezve”, për të reduktuar popullatën ose për të promovuar “Rendin e Ri Botëror”.

Akuza të tilla shpërndahen shpesh në rrjet prandaj është krijuar rrjeti i qartësimit Full Fact për mohimin e tyre prej muajit prill “10 debunks” .

Komentues me shumë ndjekes për gjurmët kimike të avionëve, janë të shpërndarë në rrjetet Facebook e Telegram, ku diskutojnë “spërkatjet” e përditshme ose gjurmimin e avionëve.

Grupe të tilla në rrjetet sociale përmbajnë shpesh edhe postime anti-vaksina dhe mohim të “ndryshimeve klimatike”, në një rritje të tendencave të tilla qe prej periudhës së  Covid-19 pandemi, dhe rritja e lëvijzes QAnon gjatë presidencës së Donald Trump në SHBA.

Por ashtu si teori të tjera, dhe ajo e gjurmëve kimike të avionëve ka një bërthamë të vërtetë.

Në vitet 1950 e 1960-të shumica e Britanisë spërkatej me të vërtetë me kimikate nga ajri  në një seri testimesh sekrete të luftës biologjike.

Në vitin 1950, San Francisco në SHBA u spërkat me një agjent kimik nga një anije ne bregdet për të llogaritur efektet e një arme biologjike në zonat e populluara qytetare .

Ka në fakt shqetësime se këta avionë në lartësi të mëdha mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike, por jo me lëshimin e kimikateve por me mekanizmin e njohur si “radiative forcing” sipas BBC.

FOTO GALERI
1/4
Komentues me shumë ndjekes për gjurmët kimike të avionëve, janë të shpërndarë në rrjetet Facebook e Telegram

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA