Milani për pazar te Tottenham, katër emra në tryezën e bisedimeve

22/07/2022 09:34

Milani ka mbetur disi mbrapa me lëvizjet në merkato dhe Maldini po provon të rikuperojë kohën e humbur, teksa së fundi ka pasur një takim edhe me drejtuesin e Tottenham, Fabio Paratici.

Sipas mediave britanike, emrat në tryezë kanë qenë plot 4 dhe bëhet fjalë për futbollistë të “Spurs”-ave, që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes dhe mund të transferohen te kuqezinjtë.

I pari është mbrojtësi Japhet Tanganga, 23 vjeç, i cili nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Maldini ka kërkuar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, duke synuar të përsëritë të njëjtin sukses si me Tomorin dy vite më parë.

Palët janë shumë pranë një marrëveshjeje për anglezin 23-vjeçar, që me shumë gjasë do t’i bashkohet artilerisë mbrojtëse të kuqezinjve, që përbëhet nga Tomori, Kalulu e Simon Kjaer, si dhe i riu Gabbia.

Megjithatë zbulohet se Maldini ka kërkuar informacion edhe për emra si Tanguy Ndombele, Sergio Reguilon dhe i riu Pape Matar, mesfushor 19-vjeçar në pronësi të Tottenhamit.

Veçanërisht Ndombele është kërkuar me prioritet nga Maldini, që nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin e Franck Kessie dhe sheh te francezi njeriun e duhur për t’i besuar qendrën e mesfushës.

Megjithatë problem mbetet paga e lartë e futbollistit dhe vlera e kartonit, pasi Ndombele është deri tani blerja më e shtrenjtë në historinë e Tottenham dhe londinezët nuk do të pranonin kurrsesi të hiqnin dorë pa rikuperuar të paktën gjysmën e investimit prej 60 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA