Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Reagon Policia Tre persona të shpallur në kërkim prej disa kohësh janë arrestuar, pasi kultivonin lëndët narkotike në Korçë.
Operacioni policor i koduar “Limit”, i finalizuar 3 vjet më parë ku u goditën 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, ka vijuar sërish duke bërë të mundur ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë:
-B. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Skorovot, Kolonjë;
-Gj. M., 35 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë;
-R. T., 34 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 18.05.2022, ka lënë në fuqi vendimin i cili parashikon se shtetasit B. Z. i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa 2 shtetasve të tjerë u kanë mbetur për të vuajtur secilit nga 4 muaj burg, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel