Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari i cili që në vitin 2016 ka kërkuar azil në Gjermani për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërkohë Prokuroria e Kukësit e shpall në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në vitin 2020.

Historinë në emisionin investigativ Fiks Fare e bëri publike Ajet Coka, vëllai i Besnik Cokës për të cilin Komisariati i Policisë Kamëz ka vajtur në banesën e familjarëve të  tij për të kërkuar dhe shoqëruar z. Besnik.

Ky i fundit prej 7 vitesh qëndron në azil në Gjermani për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ajeti tregon se vëllai i tij as nuk ka qenë në Shqipëri për 7 vite dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë lloj vepre penale si “Kultivim i lëndëve narkotike”

Ai tregon se ka shkuar në komisariat, në Prokurorinë Kukës në Gjykatën Kukës por nuk

ka mundur të marrë asnjë përgjigje, thjeshtë ka mësuar se i është caktuar një avokate kryesisht, por që dosjen në të cilën përmendet dhe vëllai i tij nuk ka mundur ta marre.

Bashkëpunëtorët e Fiksit bashkë me vëllain e të shpallurit në kërkim takojnë avokaten e caktuar kryesisht nga shteti, e cila thotë ajo është një dosje skandal ku prokurorja deshi të kalonte Vetingun dhe përfshiu shumë persona, ajo tregon se Besnik Coka në bazë të dosjes ka dalë në përgjime telefonike, por nuk është kërkuar asnjëherë nëse ai numër telefoni i përket Besnikut. Kështu avokatja nuk  pranon të japë shumë detaje, pasi sipas saj i mungon prokura që duhet t’i bëjë Besniku që familjarët t’i njohë më mirë me dosjen.

Gazetarët kërkuan një përgjigje dhe në Prokurorinë Kukës  mbi dosjen dhe mbi detajet që e kanë çuar prokuroren Gjati për të regjistruar një vepër penale në emër të z.Coka, por vetëm për këto pyetje nuk u përgjigj prokuroria. Edhe pse hetimi ka mbaruar dhe çështja është në gjykatë.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA